Telenews

Vetëm 1 mijë e 581 zyrtarë publikë e kanë deklaruar pasurinë deri më tani

Në 10 ditëshin e fundit të afatit  për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, nga gjithsej 4 mijë e 737 zyrtarë të lartë publik, obligimit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, deri sot i  janë përgjigjur 1 mijë e 581 (33.14%)  zyrtarë publik, të numrit të përgjithshëm të zyrtarëve që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë.
Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që t’i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, në të kundërtën do të paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal.
“Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka filluar më 1 mars dhe të përfundojë më 31 mars 2022, ndërsa, zyrtarët publik deklarimin e pasurisë mund ta bëjnë  nëpërmjet paraqitjes fizike në zyrën e AKK-së ose nëpërmjet email-adresës akk.deklarimi@rks-gov.net.
Formularët e deklarimit të pasurisë të dërguar nëpërmjet emailit, duhet të jenë të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklaruese”, thuhet në komunikatën për media.

Të ngajshme

Clinton dërgoi vetëm dy emaile në jetë – njëri për ushtarët amerikanë që po e bombardonin Serbinë

KushtrimGuraj

Pezullohet tenderi i QKSUK-së, kompanitë e eliminuara ankohen për padrejtësi

KushtrimGuraj

Shteti ia mbledh betë ndërtimeve në Gërmi

KushtrimGuraj