Telenews

Vetëvendosje reagon për herë të parë për audio-inicizimin

 

 

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka thënë asnjë fjalë për Mimoza Kusari-Lilën, shefen e grupit të saj parlamentar, të përfshirë në një audio-inicizim me kryeterroristin e Banjskës, Millan Radoiçiq. 

Pas publikimit të audio-incizimit mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe terroristit Milan Radojçiq, ka ardhur reagimi i parë i partisë në pushtet.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka akuzuar partitë opozitare për “biznes, miqësi e qeverisje” me Radoiçiqin.

“Trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni. Ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radoiçiqin nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot. Me neve Radoiçiq ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karrigat e zyrës së Kryeministrit”, ka shkruar Manxhuka në një deklarim në Facebook.

Manxhuka iu drejtua të gjithë kritikëve që akuzuan, siç u shpreh ai, duke thënë se qytetari e bën gjyqin më të mirë dhe ndan se ku ishte Lista Serbe dhe Radoiçiq para qeverisë Kurti dhe ku janë sot.

Të ngajshme

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj