Një grua është goditur pasditen e sotme në Pejë.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Qyshk.
Drejtuesi i automjetit dyshohet të mos ketë përshtatur shpejtësinë, andaj nga pakujdesia edhe ka goditur viktimën, e cila ka pësuar lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45 dhe se njësitet policore kanë nisur hetimet.
“Viktima është dërguar në Emergjencë dhe, sipas mjekut kujdestar, ajo është në gjendje të rëndë shëndetësore” deklaroi Gashi.