Në Mannheim të Gjermanisë, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit për shkak të një operacioni të madh policor.
Policia përmes platformës X tha se zona duhet të shmanget “në një shkallë të gjerë”, sipas ZDF, përcjell Insajderi.
Sipas raportimeve të mediave, një veturë ka përplasur turmën me njerëz.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në sheshin qendror të Mannheimit.
Mannheim ndodhet në veri të Baden-Württemberg në kufirin me Hessen dhe Rheinland-Pfalz. Me rreth 320,000 banorë, qyteti është qyteti i dytë më i madh në Baden-Württemberg./Telenews.al/