Telenews

Vetura ngjet çatinë e një stalle në Gjermani, disa të lënduar (PAMJE)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në veri-perëndim të Gjermanisë, ku disa persona u plagosën kur një makinë doli nga rruga, goditi një djalë 7-vjeçar në trampolinë dhe u ngjit në çatinë e një stalle.

Policia bëri me dije se makina përplasi një mjet të parkuar, kaloi një kalli dhe goditi djalin, transmeton Telenews.al.

Më pas, makina u katapultua dhe u ngjit në çatinë e objektit, rreth 3 metra lart.

Djali sipas AP, ka pësuar plagë të rënda, ndërsa shoferi dhe gruaja e tij janë lënduar rëndë.

Fëmijët e tyre dhe një pasagjer 13-vjeçar kanë shpëtuar me plagë të lehta.

Emergjencat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa hetimi ka nisur.

 

Të ngajshme

“Speciale më e veçantë se specialet e tjera”: Qysh ua ktheu shpinën Kurti, servilëve të tij në RTK

KushtrimGuraj

Gazetari Balla poston foto duke e puthur vajzën në buzë, nxit reagime

Donat Hashani

Sindikata e Policisë mirëpret vendimin e Gjykatës së Apelit për pesë policët në rastin e Lipjanit

Donat Hashani