Telenews

Vetura përmbyset në pishinë, vdesin tre të rinj në Francë

Tre adoleshentë  kanë humbur jetën kur vetura e tyre rrëshqiti nga rruga në Francën jugore, kaloi nëpër një mur dhe u përmbys në një pishinë private, kësisoj duke i bllokuar ata brenda.

Automjeti ishte i ngjashëm me madhësinë e pishinës dhe adoleshentët – të moshës 14, 15 dhe 19 vjeç – nuk mundën të hapnin dyert dhe u mbytën.

Aksidenti i çuditshëm ndodhi në qytetin Alès në orët e para të së mërkurës, raporton BBC.

“Është vërtet kulmi i tmerrit,” tha prokurori publik Abdelkrim Grini. “Nuk ishte ndikimi i aksidentit që i vrau ata. Ata e gjetën veten përmbys në ujin e akullt, të paaftë për të dalë. Ata nuk kishin asnjë shans.”

Raporte të pakonfirmuara sugjerojnë se më i riu nga tre viktimat ishte në timon të makinës në atë kohë.

Vetëm disa orë u dha alarmi dhe zjarrfikësit u thirrën për të zbrazur pishinën dhe për të larguar automjetin. BFMTV raportoi se pishina ishte rreth 1.5 metra e thellë.

Një hetim është hapur për shkakun e vdekjes. Trupat e tre viktimave janë dërguar në institutin mjeko-ligjor në Nîmes për ekzaminime pas vdekjes, tha AFP.

Të ngajshme

Sonte mësohen dy gjysmëfinalistet e fundit të Kupës së Botës

Rrezarta Ramaj

IKShPK nxjerr analizat, uji në Pishinën e Gërmisë rezulton i pastër

Rrezarta Ramaj

Nafta sot edhe më shtrenjtë në Kosovë

Rrezarta Ramaj