Telenews

Vetura shkel këmbësorin në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një këmbësor është shkelur nga një veturë në lëvizje sot rreth orës 10:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Këto informacione i dha zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 10:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj,  ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Të ngajshme

Trafik kokaine në Zvicër, operacion me 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar

Valjeta Turkaj

Kurti i hakmerret Baljes, ia shkarkon zv/ministrin dhe këshilltarin

Valjeta Turkaj

Foshnja vdes disa orë pasi lindi, nëna konsumonte kokainë gjatë shtatzënisë

Valjeta Turkaj