Telenews

Vezët 40%, limoni 32%, patatet 23%: Shporta e përditshme kosovare gjithnjë e më e kushtueshme

vezet-40%,-limoni-32%,-patatet-23%:-shporta-e-perditshme-kosovare-gjithnje-e-me-e-kushtueshme

Vezët 40%, limoni 32%, patatet 23%: Shporta e përditshme kosovare gjithnjë e më e kushtueshme

Viti 2026 ka nisur me të njëjtin ritëm të rritjes së çmimeve si fundvitit i kaluar. Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit gjatë muajit janar shënuan rritje prej 5.8 për qind krahasuar me një vit më parë – dhe kjo tendencë nuk duket se po ngadalësohet.

Si një ekonomi e euroizuar, Kosova mbetet thellësisht e ekspozuar ndaj presioneve inflacioniste të jashtme. Viti 2022 shërben si një shembull i qartë i këtij ekspozimi ndaj zhvillimeve globale, ku për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, norma vjetore e inflacionit arriti nivele dyshifrore.

Megjithatë, në gjysmën e dytë të vitit 2025, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit tregoi një rritje të inflacionit që nuk përkonte më me trendin e Bashkimit Evropian, duke u pozicionuar rreth 2-3 pikë përqindjeje më lart se mesatarja e BE-së.

Ky devijim sinjalizon prodhim të inflacionit edhe nga brenda; një rast i tillë ishte shtrenjtimi i energjisë elektrike në fillim të vitit 2025, të cilin njohësit e ekonomisë e konsiderojnë si një nga shkaktarët kryesorë të kësaj valë të brendshme inflacioniste.

Shifrat flasin vetë.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit shënoi në janar 2026 një normë vjetore inflacioni prej 5.8 për qind, ndërsa krahasuar me dhjetorin e kaluar, çmimet u ngritën edhe 1.2 për qin brenda një muaji të vetëm.

Biletat e fluturimeve janë shtrenjtuar me 50.4 për qind gjatë vitit, furnizimi me ujë dhe shërbime të lidhura me banimin me 44.4 për qind, lëndët djegëse të ngurta me 17.2 për qind, energjia elektrike me 16.7 për qind.

Edhe frutat, mishi, kafja dhe produktet e qumështit kanë shënuar rritje dyshifrore.

Në shportën e përditshme, pasojat janë edhe më konkrete.

Tridhjetë vezët kanë shkuar nga 3.41 euro në janar 2025 në 4.77 euro në janar 2026 — rritje prej mbi 39 për qind brenda dymbëdhjetë muajve.

Një metër kub dru zjarri kushton tani 64.46 euro, nga 56.62 euro që ishte një vit më parë. Mishi i viçit ka kaluar 12 euro kilogrami. Janë numra të vegjël në pamje të parë, por që ndihen çdo ditë, në çdo treg, në çdo familje.

Artikulli (Njësia) Janar 2025 (€) Janar 2026 (€) Rritja (%)
Vezë (30 copë) 3.41 4.77 +39.88%
Limon (1 kg) 1.58 2.09 +32.28%
Mollë (1 kg) 0.97 1.25 +28.87%
Patate (1 kg) 0.55 0.68 +23.64%
Mish gjedhi pa eshtra (1 kg) 9.40 11.28 +20.00%
Mish viçi (1 kg) 10.47 12.44 +18.82%
Dardhë (1 kg) 1.85 2.14 +15.68%
Dru zjarri (1 m³) 56.62 64.46 +13.85%
Energjia elektrike (1 kwh) 0.08 0.09 +12.50%
Kafe e bluar (1 kg) 14.21 15.93 +12.10%

Krahasuar me dhjetorin 2025, çmimet u ngritën edhe 1.2 për qind brenda një muaji të vetëm — një shenjë që presioni nuk është duke u qetësuar, por duke u konsoliduar.

Të ngajshme

Kryediplomatja austriake pas takimit me Konjufcën: Mund të llogarisni në mbështetjen tonë të fortë për rrugën drejt BE-së

KushtrimGuraj

Aksident mes një autobusi dhe dy veturave në Bresje, Policia jep detaje

KushtrimGuraj

Veriu i Kosovës pa raste vrasjesh dhe grabitjesh në 2025, rënie e ndjeshme e veprave penale

Rrezarta Ramaj