Telenews

VIA EGNATIA ose rrugë romake me asfalt!

via-egnatia-ose-rruge-romake-me-asfalt!

Vite më parë, në një studio televizive pyesja një ministre se si është e mundur që kemi kaluar nga faza, monumentet rrënohen se nuk ka buxhete, në fazën japim buxhete për të shkatërruar monumentet. Asokohe përgjigja që mora u mbajt pas argumentit, se kur punohet bëhen dhe gabime. Një dekadë më vonë, të gabuarit në të punuar ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe të paimagjinueshme.

Të fusësh një rrugë romake që na ka lidhur me Lindjen e Perëndimin në kuti asfalti, të lidhësh gurët e Via Egnatias me materiale që nuk respektojnë elementët bazë të trashëgimisë as kriteret e restaurimit, duke u krenuar me autenticitet është jo vetëm rrënim e gafë, por është falimentim i gjithë zinxhirit administrativ, që përfshin qeveri lokale e qëndrore, përfshi Akademinë e Shkencave që do i bënte oponencë qeverisë sipas reformës.

Duke uruar që ministria e linjës të distancohet nga kjo ndërhyrje tërësisht e patolerueshme, pamja e kësaj rruge është këmbanë alarmi e një sistemi që ose nuk ka më profesionistë ose nuk i pyet.

2 mijë vjet pas romakëve, ne ndjekim modele barbare. Shame on us!

Të ngajshme

Dy shenjat e horoskopit që do të shënojnë sukses të madh në karrierë këtë shtator

KushtrimGuraj

“S’ka më hamendje a me dalë me ecë”, Përparim Rama thotë se cilësia ajrit do të matet në kohë reale

Donat Hashani

Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët

KushtrimGuraj