Një fenomen i rrallë i motit ka goditur Arabinë Saudite ditët e fundit, pasi rrethi Al-Jawf në veri të vendit është “veshur në të bardha” për shkak të reshjeve të borës.
Në fakt, ekspertët dhe vendasit raportuan se malet zakonisht të thata të kësaj zone janë mbuluar me borë për herë të parë, pas stuhive që përfshinë zonën që prej të mërkurës së kaluar.
Ky ndryshim dramatik i motit për Arabinë Saudite ka bërë që peizazhi i rajonit mezi të njihet, me lumenj dhe përrenj – zakonisht të thatë – që rrjedhin përsëri. Stuhitë e forta, erërat dhe breshri parashikohet të vazhdojnë, duke shkaktuar potencialisht vonesa në udhëtime, shikueshmëri të dobët dhe ndërprerje të mëtejshme të jetës së përditshme.
Shkaku i kushteve të pazakonta të motit lidhet me një sistem me presion të ulët mbi Detin Arabik, i cili solli ajër të pasur me lagështi, i cili u “përplas” me temperatura ekstreme të shkretëtirës së rajonit, duke shkaktuar stuhi të forta.
Agjencia meteorologjike e Arabisë Saudite lëshoi paralajmërime për mot më të ashpër në ditët në vijim, duke u kërkuar banorëve që të përgatiten për ndërprerje të mundshme të enegjisë.