Telenews

(VIDEO) Lirohet nga QKUK-ja njëri nga të plagosurit në Lupç, merret nga policia

Njëri nga të plagosurit në Lupç të Podujevës është liruar nga emergjenca dhe më pas është marrë nga Policia e Kosovës.

Pamjet e siguruara nga ekipi në terren i TV Dukagjinit, i lënduari nga rasti shihet duke hyrë në veturën e Policisë.

Po ashtu, policia ka marrë edhe veturën me të cilën janë sjellë të lënduarit në emergjencë.

 

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë, kështu ka bërë të ditur stafi emergjent i QKUK-së.

Po ashtu, mjeku kujdestar në klinikën emergjente ka thënë se edhe njëri prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë.

“Kanë mbërri katër raste, trajtimi ka zgjatur deri tani. Prej tyre në gjendje më të rëndë, dy më të lehtë ata mund të lëshohen. Ata kanë plagë shpuese, dhe plagë skopetale, trajtimi është duke vazhduar, tash njëri do të futet në sallë. Për momentin njëri prej tyre mund të themi se është në rrezik për jetë, të tjerët jo”, ka deklaruar mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku, në konferencë për media.

Çitaku ka bërë të ditur se dy nga të lënduarit janë të rinj, dy pak më të vjetër se 50 vjeç.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës.

Në një përgjigje për Dukagjinin, zëdhënësja Laureta Ulaj, ka thënë se e gjitha ka filluar pas një mosmarrëveshjeje mes disa familjarëve.

Ajo ka konfirmuar se një i dyshuar është shoqëruar në Polici për t’u intervistuar.

source

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj