Telenews

VIDEO: Përleshja e tifozëve të Kosovës me grekë deri te ndërhyrja e policisë

Kombëtarja
e Kosovës është duke e zhvilluar sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtij
edicioni në Ligën e Kombeve.


stadiumin “Panthessaliko”, Kosova është duke u përballur me Greqinë. Ndeshja ka
filluar në ora 20:45.

Megjithatë,
në Volos nuk ka aspak atmosferë miqësore ose sportive, shkruan Gazeta Express.

Përveç
se e fishkëllyen himnin e shtetit të Kosovës dhe provokuan me vendosjen e
flamurit serb, tifozët grekë nuk po i lënë rehat as futbollistët e Kosovës.

Nga
fillimi i ndeshjes, grekët po i drejtojnë laserët te futbollistët “Dardanë”.
Kjo padyshim se i pengon futbollistët e Kosovës, pasi i dekoncentron ata.

Por, situata është tensionuar edhe më shumë pas përfundimit të pjesës së parë, pasi ka ndodhur edhe një përleshje mes tifozëve kosovarë dhe atyre grekë.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. /Gazeta Express/

The post VIDEO: Përleshja e tifozëve të Kosovës me grekë deri te ndërhyrja e policisë appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Barcelona pranë transferimit të përhershëm të Rashfordit

Valjeta Turkaj

Ronaldo udhëton drejt Madridit për të kuruar gjurin

KushtrimGuraj

Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

Rrezarta Ramaj