Telenews

VIDEO/ Rama pritet në Spanjë nga Mbreti Felipe VI, merr pjesë në samitin e NATO-s, takon Biden e Stoltenberg

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden gjatë samitit të NATO-s në Madrid. Kreu i qeverisë ka biseduar për disa çaste me Biden.

Më herët kreu i qeverisë u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Kryeministri ndodhet zyrtare në Spanjë për Samitin e NATO-s që do të zhvillohet ditën e mërkurë dhe të enjte në Madrid.

Ditën e mërkurë, Kryeministri, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në Samit  do të mirëpriten nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s z. Jens Stoltenberg dhe Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.

Kryeministri Rama shoqërohet në këtë samit nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Samiti do të zhvillojë punime edhe të enjten.

Fjala e hapjes së Samitit do të mbahet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s  Jens Stoltenberg, ndërsa Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez, do të mbajë një fjalë përshëndetëse, njofton Kryeministria.

Samitin do t’i adresohet online edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. Pas përfundimit të seancës plenare, kryetarët e shteteve dhe të qeverive, pjesëmarrës në Samit do të vizitojnë  ekspozitën e teknologjisë së NATO-s.

Të ngajshme

Nën moderimin e Ledion Liços, zbulohet data e nisjes së Big Brother VIP 5

Donat Hashani

Al Trade ndan çmimin e art tashmë tradicional për legjendën e muzikës Ilir Shaqirin

Erzana Fazliu

Hamza: Kosovës i duhet stabilitet dhe jo drama politike – unë jam gati, po ju? (VIDEO)

Donat Hashani