Telenews

Videoja bëhet virale – reagimi i Gjestit kur një fans i dhuron kartelën e bankës në koncert

videoja-behet-virale-–-reagimi-i-gjestit-kur-nje-fans-i-dhuron-kartelen-e-bankes-ne-koncert

Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe.

Teksa po performonte live përballë një publiku të madh, një grup fansash i ofruan atij – kartelën e bankës.

Kjo skenë ndodhi në mes të performancës, ku një prej tyre zgjati kartelën në drejtim të artistit.

Foto: Screenshot/TikTok

Këngëtari pejan me të dëgjuar atë që i thanë reagoi menjëherë duke thënë: “Jo, jo”.

Derisa e refuzoi, Gjesti me mikrofon i falënderoi, duke vazhduar më pas me performancën.

Foto: Screenshot/TikTok

I njëjti u rikthye ndër më të dashurit e publikut me pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania, ku edhe u shpall fitues.

Loja e tij ka qenë e mbushur me përplot momente, si situata më të hidhura e momente tejet të bukura.

 

Të ngajshme

Drake i bën surprizën këngëtares shqiptare, shfaqet papritur në koncertin e saj –

KushtrimGuraj

Shyhrete Behluli publikon foto me nipin e vogël, emocionon me mbishkrimin

Rrezarta Ramaj

Noizy dëshmon në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice, Kleviol Ahmeti ka…

Rrezarta Ramaj