Telenews

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda shqiptare! Sekuestrohen mbi 39 mijë euro cash

vidhnin-banesat-e-milionereve-ne-spanje,-shkaterrohet-banda-shqiptare!-sekuestrohen-mbi-39-mije-euro-cash

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda shqiptare! Sekuestrohen mbi 39 mijë euro cash

Një grup kriminal shqiptar është shkatërruar nga autoritetet spanjolle të cilët grabisnin banesa luksoze në jug të vendit. Operacioni u finalizua të hënën teksa mësohet se u arrestuan 5 persona.

Grabitjet kryheshin pas fazës së monitorimit ku banda për disa ditë në mënyrë të detajuar vëzhgonte milionerët e Costa del Sol-it. Pasi mësonin adresat dhe rutinën e milionerëve ata zhvillonin plane për të kryer vjedhjet e sendeve me vlerë. Anëtarët përdornin maska dhe paruke për t’iu fshehur kamerave.

11 persona të tjerë u vunë nën hetim. Policia sekuestroi 39,465 euro cash, tre armë zjarri, municion, dy automjete luksoze të vjedhura, shtatë targa të përkulura, si dhe ora luksoze të markave të shtrenjta. Mësohet se sendet e sekuestruara kapin shifrën mbi 80 mijë euro. /euronews.al

Të ngajshme

Takimi Kurti-Hamza, këto janë tri çështjet që u diskutuan

Rrezarta Ramaj

Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas

Rrezarta Ramaj

Këta janë folësit në natën e 12-të të protestës ‘’Jo në emrin tim’’

Rrezarta Ramaj