Telenews

VIP-at që hapën bunare në vendet e varfëra

vip-at-qe-hapen-bunare-ne-vendet-e-varfera

Krahas trendëve të ndryshëm që burim kanë rrjetet sociale, në njëfarë trendi është shndërruar edhe hapja e puseve me ujë të pijshëm nëpër vendet e varfra myslimane në Afrikë dhe Azi.

Nëse lëvizim nëpër faqet e këtyre organizatave në facebook, shohim që ka një numër të madh të qytetarëve që bëjnë hapjen e tyre, qoftë në emër të vetin apo të familjarëve që nuk jetojnë më.

Trendit i janë bashkuar edhe fytyrat publike.

Në emër të bamirësisë, në hapjen e një pusi me ujë të pijshëm investoi edhe boksieri Robin Krasniqi.

Ai këtë bunar e hapi me emrin e tij në shkurt të vitit 2021.

Bashkë me lajmin e hapjes, në rrjete sociale ai shtoi se duke qenë se uji është elementar për jetën, ndihet i lumtur që arriti ta dërgojë atë edhe te vendet ku ka mungesë.

Përveç boksierit, në pllakën e një ndër bunarëve të hapur u shkrua emri i këngëtarit Shaqir Cërvadiku.

Me ndihmën e fëmijëve të tij, Cërvadiku kishte hapur këtë bunar në Kamboxhia të Azisë, gjatë muajit gusht të vitit 2019.

Ky bunar u jap në emër të tij dhe të gruas së tij të ndjerë.

Në një postim në facebook, ai tha se kjo hapje e bunarit ishte një gjë e mirë sepse nëpër ato vende njerëzit udhëtojnë me kilometra për të gjetur ujë të pijshëm.

KIKS Kosova ka kontaktuar me të dyja figurat publike dhe u ka dhënë mundësinë që të flasin më shumë për këtë iniciativë të tyre, por ata kanë refuzuar të përgjigjen, duke thënë se nuk duan të deklarohen për veprime humanitare.
FOTO:

Të ngajshme

Bebe Rexha dhe David Guetta arrijnë vendin e parë me “Sad Girls” në klasifikimet e radiove amerikane të zhanrit dance

Yllka Gashi

Zayn Malik publikon foton e rrallë me vajzën e tij, Khai

Yllka Gashi

Gresa zbulon se a është në lidhje, përgjigjja e saj lë shumë për të imagjinuar

Yllka Gashi