Telenews

Visar Ymeri për “Ballkanin e Hapur”: Kosova po bën gabim në dy aspekte

Sipas analistit, Visar Ymeri, ideja e nismës së Ballkanit të Hapur është përforcim i procesit të Berlinit dhe nëse kundërshtohet kjo iniciativë nga Qeveria e tanishme duhet të ketë argumente të qëndrueshme.
Ymeri, për iniciativën e Ballkanit të Hapur, ka thënë se procesi i Berlinit dhe kjo nismë nëse shikohen për nga aspekti ekonomik, në thelb nuk ndryshojnë shumë.
Sipas tij, ideja e Ballkanit të Hapur është përforcim i procesit të Berlinit.
“Procesi i Berlinit nuk mund të realizohet pa bashkëpunim rajonal, mund të përshpejtohet përmes Open Balkan”, ka thënë Ymeri.
I ftuar në RTV Dukagjini, ai ka thënë se arsyetimi i Qeverisë së tanishme por edhe ngurrimi i qeverisjeve të kaluara për këtë iniciativë nuk është e qëndrueshme.
“Pyetja e parë që duhet të shtrohet nga Kosova është se sa kanë ndikim proceset e integrimit rajonal, sepse vetëm përmes këtij bashkëpunimi mund të përforcohet integrimi në Bashkimin Evropian(BE)”, ka shtuar Ymeri.
Analisti ndër të tjera ka thënë nëse problemi i Kosovës është me hegjemoninë serbe, duhet të gjendet një zgjidhje në këmbimin tregtar, por jo të injorohen iniciativat rajonale.
“Problemi që ne e kemi është me eksportimin e mallrave, ne po themi që nuk duam të jemi pjesë e nismave rajonale, ata që thonë hegjemonia e Serbisë na pengon, le të ndalojnë importin e produkteve serbe”, ka thënë ndër të tjera Ymeri.
Ai ka thënë se kjo iniciativë e Ballkanit të Hapur, duhet të shfrytëzohet sepse vetëm do të fuqizohet statusi i Kosovës si shtet dhe do të konsiderohet si palë e barabartë në atë tavolinë të rrethuar me fqinjë nga rajoni.
“I vetmi argument që mendoj që është i qëndrueshëm , që në tavolinën e Open Ballkan duhet të konsiderohemi si palë e barabartë, pra si shtet i Republikës së Kosovës, ne nuk duhet ta bëjmë se jemi të varur nga qëndrimi i Serbisë, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë momentum që në kuadër të interesave që kemi me vendet e rajonit të luftojmë hegjemoninë e Serbisë”, ka thënë Ymeri.
Sipas tij, është e rëndësishme që argumentet nga Qeveria për këtë inciativë të jenë të qëndrueshme, sepse siç thotë ai kjo nismë mund të marrë një formë krejtësisht ndryshe në të ardhmen.
Vizita e Scholz-it, jashtëzakonisht e rëndësishme
Ymeri për vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që pritet të jetë të premten në Kosovë, ka thënë se është vizitë e mirëseardhur dhe e rëndësishme, sepse sipas tij Gjermania po mbështet Kosovën në shumë pika kyçe.
“Kemi një rikthim të vëmendjes së Gjermanisë për zhvillimet në Ballkan, përkrahja në dialogun Kosovë-Serbi, përkrahja e Gjermanisë për anëtarësim në KiE, po ashtu edhe për liberalizim të vizave”, ka thënë Ymeri.
Sipas Ymerit, prania dhe fuqizimi i Gjermanisë në rajon së bashku me përkrahjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA), është shumë e rëndësishme.
Ohri, nikoqir i “Ballkanit të Hapur”, pa Kosovën
Ndryshe, Samiti i radhës i nismës “Ballkani i Hapur”, do të mbahet më shtatë dhe tetë qershor.
Pos tri shteteve themeluese të kësaj iniciative, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve të tjera fqinje, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës.
Në takimin, i cili do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova nuk do të jetë pjesëmarrëse.
 

Të ngajshme

Treg kokaine në pyll, dënohen dy shqiptarë në Francë

KushtrimGuraj

Foto e rrallë e heroit Jusuf Gërvalla me vajzën Donikën, sot Ministre

KushtrimGuraj

Rusi, reperi i njohur bën vetëvrasje për të mos shkuar në luftë

KushtrimGuraj