Telenews

Vit i ri, halle të vjetra – sekuestrohen qindra euro false në Skenderaj, të gjitha nga 2€

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në qarkullim në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedha që po ‘tmerron’ të gjithë është ajo 2 euroshe.

Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së djeshme nga një zyrtar i bankës ‘NLB’ në Skenderaj, i cili ka njoftuar se janë detektuar disa qindra euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Burimet e Gazetës  brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shumë rreth 500 euro, ku të gjitha prej tyre janë në monedhën metalike 2 euroshe.

Paratë që dyshohet se janë të falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.

Ndryshe, se falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

Të ngajshme

Deri më 25 mars afati për aplikim për logon dhe brendimin e “Prishtina 2030”

Valjeta Turkaj

Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë gjatë natës

Valjeta Turkaj

Basha del në teren, përcjell nga afër punimet Prishtinë-Podujevë

Valjeta Turkaj