Legjislatura e 8-të në Kuvendin e Kosovës, këtë vit po e përmbyll vitin e katërt e që është i fundit para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Edhe ky vit, u përcoll me mungesë të kuorumit dhe punë jo-efikase të ligjvënësve. E nuk munguan as përplasjet dhe momentet qesharake.
Në fillim të vitit 2024, u panë në sallën plenare.
Por, qëndrimin i deputetëve të Listës Serbe në sallën plenare, nuk zgjati shumë.
Pas nënshkrimit, këta e lëshuan sallën duke e ruajtur mandatin për 6 muajt e ardhshëm.
Në këtë formë këta deputetë e vazhduan praktikën e dy viteve të kaluar.