Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar të martën se në janar të këtij viti, në QKUK ka pasur vetëm një rezonancë magnetike dhe lista e pritjes ka qenë deri në një vit.
Por, ai tha se aktualisht një rezonancë magnetike e teknologjisë së fundit në spitalin e pediatrisë u shtua, është bërë funksionale një rezonancë magnetike në Spitalin Rajonal të Pejës.
Ai shtoi se në gusht asnjë rast urgjent për pacientët pediatrikë dhe onkologjikë nuk qëndron në pritje, ndërsa lista për rastet tjera ka rënë në 4 muaj e po vazhdon të bie.
“Në janar 2023, në QKUK kishtë vetëm 1 rezonancë magnetike dhe lista e pritjes ishte deri në 1 vit. Aktualisht: Një rezonancë magnetike e teknologjisë së fundit ne spitalin e pediatrisë u shtua. U bë funksionale edhe një rezonancë magnetike në Spitalin Rajonal të Pejës”.
“Në fazën e përfundimtare procesi për rezonancën magnetike në Spitalin e Prizrenit. Në gusht 2023, asnjë rast urgjent për pacientët pediatrikë dhe onkologjikë nuk qëndron në pritje. Lista për rastet e tjera tashmë ka rënë në 4 muaj. E po vazhdon të bie”. u shpreh Vitia.
“Vazhdojmë së bashku me stafin mjekësor punën për transformimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë. Sfidat janë të shumta, por edhe më të mëdha janë dhe përpjekjet”, shkroi ai në Facebook.

