Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vivien Thano, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ky emër”.
Bukuroshja nga Shqipëria i është rikthyer kohës kur ka qenë në formatin e lartpërmendur, duke diskutuar për një moment që mori vëmendje në rrjete sociale, ku modelja nga Kumanova e krahasoi me palaço dhe bretkosë
E njëjta i është kundërpërgjigjur Arbenita Ismajlit, e cila asokohe ishte tallur me të.

Vivien thekson se nuk e ka njohur më parë dhe se kanë gjëra e realitete krejtësisht tjera.
“Më mirë të merret me problemet e shtëpisë se vet se sa me problemet e Big Brotherit, se kam përshtypjen se kanë probleme më të mëdha se unë dhe Big Brother”, u shpreh ajo.