Telenews

Vizita pas dënimit, vëllai i Thaçit: Vendimi nuk ia ka humbur besimin –

Vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Idriz Thaçi, e ka vizituar atë në njësinë e paraburgimit në Hagë, pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara.

Pas takimit, Idriz Thaçi ka thënë se ish-presidenti vazhdon të jetë stoik dhe se vendimi nuk ia ka lëkundur besimin.

Sipas tij, Thaçi u ka bërë thirrje familjarëve, miqve dhe qytetarëve që të vazhdojnë të besojnë dhe të presin zhvillimin e mëtejmë të procesit gjyqësor.

“Ishte mirë dhe stoik. Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin”, ka deklaruar Idriz Thaçi për Nacionale.

Ai ka shprehur pritjen që vendimi të ndryshohet në shkallën e dytë.

“Presim që kjo padrejtësi të korrigjohet në shkallën e dytë”, ka shtuar Idriz Thaçi.

Të ngajshme

Haradinaj: Kuvendi sonte do të duhej të kishte seancë të jashtëzakonshme –

KushtrimGuraj

Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës –

KushtrimGuraj

Nis peticion qytetar pas vendimit të Speciales – kërkohet proces i drejtë –

KushtrimGuraj