Telenews

Vizitat në paraburgim te Hashim Thaçi, gjykatësi miraton një ndryshim për disa emra që do t’u hiqet ndalesa

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë vendim me datën 21 shtator për ndryshimin e kufizimeve për vizita te Hashim Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, lidhur me rastin e dytë ku Thaçi akuzohet për ndërhyrje në drejtësi.

Gjykata ka hequr ndalimin për vizitë për Milaim Ahmetajn, Milaim Cakiqin, Avni Kastratin dhe tre persona të tjerë emrat e të cilëve janë të redaktuar.

Ndërkohë, ndalesa i është vazhduar Artan Behramit, Ismail Sylës, Blerim Shalës dhe Vllaznim Kryeziut.

Për personat ndaj të cilëve ndalimi është hequr, vizitat nuk janë plotësisht të pakufizuara. Ato duhet të jenë nën monitorim aktiv.

Gjatë këtyre vizitave, administrata duhet të raportojë çdo përpjekje për komunikimin e informacionit konfidencial, dhënien e udhëzimeve lidhur me dëshmitarët dhe shkelje të tjera të rregullave të Qendrës së Paraburgimit në hagë.

Të ngajshme

Kurti: Turizmi në Kosovë është sektor gjithnjë në rritje, synojmë zhvillimin e tij në çdo cep të vendit

Yllka Gashi

Nagavci: Kemi vetëm 11 ditë për zgjedhjen e presidentit, duhet strategji shtetërore pa protagonizma

Yllka Gashi

“Të mbrojmë dinjitetin tonë!” – Bedri Hamza fton qytetarët në protestën masive më 1 tetor

Rrezarta Ramaj