Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive. Kështu ka ndodhur edhe sot në fshatin Pjetërshticë të Shtimes, ku hajnat kanë shkaktuar dëme mijëra euro, shkruan Telenews.
Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se një qytetar ka njoftuar Policinë se dikush i ka hyrë me forcë në stallë, ku janë vjedhur disa lopë, vlera e të cilave është rreth 5 mijë euro, si dhe një mjet pune.
Me t’u denoncuar rasti, Policia ka nisur hetimet që të identifikohet personi apo personat e përfshirë në vjedhje, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të hetohet si “vjedhje e rëndë”.

