Një person është arrestuar të mërkurën në Istog, pasi dyshohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Policia njofton se i njëjti ka thyer dritaren e depos së Agjensionit tё Pylltarisë sё Kosovёs (APK), nё fshatin Sine të Istogut dhe ka vjedhur DVR-në e kamerave të sigurisë.
“Nё vendngjarje kanё dalё njësitet relevante tё Staciont Policor nё Istog, aty ёshtё vërejtur se dritarja ёshtё hapur me forcё dhe ёshtё vjedhur DVR-i i kamerave tё sigurisё”.
“Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet tutje në njoftim.

