Telenews

Vjen reagimi i parë nga AAK-ja për planin pesë pikësh të Kurtit: Një hap para dy mbrapa

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë komentuar planin pesë pikësh të kryeministrit Albin Kurti për deeskalimin e situatës në veriun e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Anëtari i Kryesisë së këtij subjekti politik, Muharrem Nitaj ka thënë se realisht aty pati vetëm dy pika e jo pesë siç i prezantoi Kurti në konferencë për media.

Nitaj, ka thënë se kjo çfarë po bënë kryeministri i Kosovës i bie një hap para, dy mbrapa.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje :

Duke e perpjekur per ta deshifruar kete planin pesepikesh te Kryeministrit, i cili ne fakt i kishte vetem dy pika: zgjedhjet e parakohshme ne veri dhe nje takim i nivelit te larte ne Bruksel, brenda javes.
Keto tri tjerat per funksionimin e rendit dhe ligjit, largimin e bandave, identifikimin dhe ndeshkimin e sulmuesve, per çdo njeri normal jane te vetkuptueshme!
Kur dikur ka qene e mundur te behej nje hap para, tash i bjen nje hap para e dy mbrapa!

Të ngajshme

Mbappe thyen heshtjen: Lufta ligjore vazhdon me PSG-në, por kam respekt për Al-Khelaifin

Rrezarta Ramaj

Masakra e Reçakut, paraburgim ndaj pesë të akuzuarve për krime lufte

Rrezarta Ramaj

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

Rrezarta Ramaj