Telenews

Vjollca Haxhiu rrëfen aksidentin e rëndë që pësoi në Tiranë: Kam të thyer një brinjë

vjollca-haxhiu-rrefen-aksidentin-e-rende-qe-pesoi-ne-tirane:-kam-te-thyer-nje-brinje

Këngëtarja e mirënjohur, Vjollca Haxhiu mbetet aktive në muzikë me projekte të ndryshme.

Por, krahas kësaj ajo shpesh herë në intervista të ndryshme sjell edhe rrëfime nga jeta personale dhe një të tillë e ka bërë edhe së fundmi.

E ftuar në Prive, Haxhiu ka treguar për një momente të vështirë që ka kaluar në jetë, e nga i cili ende po rikuperohet.

Foto: Vjollca Haxhiu/Instagram

Artistja e njohur e muzikë popullore ka treguar se pak kohë më parë ka pësuar një aksident trafiku në Tiranë, i cili e la me lëndime.

“Unë jam njëshofere e mirë, faleminderit Zotit nuk kam patur aksidente me makinë, por më ndodhi sa isha në këmbë, isha në Tiranë tre ditë para xhirimeve, unë isha e koncentruar në projektin, dhe isha duke ecur rrugëve në vija të bardha, makinat ishin ndalur ndërsa vjen një motoçikleta dhe direkt e në mua, unë kam shpëtuar por ka mundur të jetë më e tmerrshme, mu ka thyer një brinjë dhe këmbën e kam pak të lënduar, më duhet të qëndroj në regjim shtrati, shoferit ia fala, për momentin e kam një brinjë të thyer por me kohë rikuperohet vetë. Jam e lumtur që ka kaluar ky moment, projektin e finalizova përkundër aksidentit”, është shprehur këngëtarja.

Foto: Vjollca Haxhiu/Instagram

Vjollca tha se në momentin e aksidentit ishte e shoqëruar nga bashkëshortja e Sabri Fejzullahut, Nera, e cila nuk ishte e përfshirë në aksident, por e përjetoj rëndë gjithë ngjarjen.

Ndërkoha, sa i përket muzikës ajo tha se është në përgatit të disa projekteve që pritet të publikohen shumë shpejt.

Të ngajshme

Zbulohet data se kur do të martohet reperi Dardan

Valjeta Turkaj

Rina Balaj zbulon pak nga kënga “Obsessed”

Valjeta Turkaj

Anisa Veseli nuk e mohon lidhjen me Eduart Kuqin, thotë se ‘e do shumë’

Valjeta Turkaj