Telenews

Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dhe vizionit për shtet

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka përkujtuar akademikun Fehmi Agani, në 27 vjetorin e vrasjes nga regjimi serb.

Ajo thotë se Agani, si bashkëpunëtori më i afërt i presidentit historik, Ibrahim Rugova, dëshmoi thellësi të admirueshme duke i dhënë krah vizionit për të ardhmen e kombit.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ndër të tjera shkruan se Agani kujtohet sot e përmot si njëra ndër mendjet më të ndritura të mendimit shqiptar, i cili i ndërthuri në mënyrë të rrallë urtësinë intelektuale dhe përkushtimin e palëkundur atdhetar.

Postimi i plotë:

Sot, në 27-vjetorin e vrasjes nga regjimi serb, kujtojmë akademik Fehmi Aganin, njeriun e urtë e të vendosur, i cili tërë jetën e tij, secilën ditë të saj, ia fali atdheut, dijes e vizionit për shtetin e pavarur.

Personalitet i shquar i fundviteve ‘90, i konsideruar edhe si truri i lëvizjes sonë për pavarësi, prof. Agani kujtohet sot e përmot si njëra ndër mendjet më të ndritura të mendimit shqiptar, i cili i ndërthuri në mënyrë të rrallë urtësinë intelektuale dhe përkushtimin e palëkundur atdhetar.

Si bashkëpunëtori më i afërt i prijësit tonë vizionar, Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, ai dëshmoi thellësi të admirueshme duke i dhënë krah vizionit për të ardhmen e kombit. Butësia e sjelljes dhe fisnikëria njerëzore e bënin të veçantë, duke dëshmuar se forca e vërtetë qëndron në urtësi, durim dhe dinjitet.

Lavdi veprës së profesorit tonë të urtë! I përjetshëm kujtimi për të!

Të ngajshme

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj