Telenews

Vlerat ushqyese të vezëve të ziera

Ekspertët thonë se vezët janë të mira për shëndetin dhe një i rritur mund të hajë një vezë në ditë pa u shqetësuar shumë për kolesterolin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ngrënia e vezës në mëngjes si pjesë e një regjimi të kujdesshëm shëndetësor, mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë.

Yndyrnat e mira

Vezët e ziera nxisin krijimin e yndyrnave të mira, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në gjak, ndërsa ulin rrezikun e problemeve dhe sëmundjeve në zemër.

Këto yndyrna të shëndetshme për shëndetin e zemrën ndikojnë gjithashtu në rregullimin e nivelit të insulinës në gjak, e për rrjedhojë nivelin e sheqerit në gjak.

Proteinat

Vezët e ziera natyralisht përmbajnë një nivel të lartë proteinash.

Organizmi ka nevojë për proteina për forcimin e muskujve. Por mbi të gjitha proteinat ndihmojnë gjithë organet e trupit dhe mundësojnë një strukturë të posaçme mbrojtëse në muret e qelizave.

Shëndeti i syve

Një nga vitaminat më të rëndësishme tek veza është vitamina A.

Kjo vitaminë është thelbësore në ndihmën që i ofron retinës së syve për thithjen e dritës, mbron membranat dhe ul riskun e prekjes nga dobësimi i shikimit apo verbëria.

Kocka të forta

Vezët e ziera janë të pasura me vitaminën D, vitaminë e cila është e rëndësishme për kocka dhe dhëmbë të fortë gjithashtu.

Vitamina D u mundëson kockave përthithjen e kalciumit dhe rregullon nivelin e kalciumit në gjak.

Ky proces garanton që skeleti i trupit të marrë sasinë e duhur të kalciumit për të qenë i fortë.

Këshilla për vezët e ziera

Vezën e zier mund ta kombinonin në sallatat me spinaq, patate, pulë apo peshk, si një element i domosdoshëm i ushqyerjes së shëndetshme. 

 

Të ngajshme

Lëngu natyral i portokallit – Disa arsye të mëdha shëndetësore pse duhet ta konsumojmë

Erzana Fazliu

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Valjeta Turkaj

Nga rrudhat te puçrrat, ja përse nuk duhet të flini kurrë pa hequr grimin

KushtrimGuraj