Telenews

Vlorë: Një 59-vjeçare mbytet në det

Një grua 59‑vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në det në Vlorë këtë të mërkurë.

Sipas informacionit paraprak, shtetasja është nxjerrë nga uji nga familjarët e saj dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, por mjekët kanë konstatuar se kishte mbërritur pa shenja jete, shkruan A2 CNN.

Trupi i pajetë më pas është transportuar në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.

Shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk dihen, por dyshohet se 59‑vjeçarja mund të ketë pësuar një goditje në zemër ndërsa ndodhej në ujë.

Të ngajshme

Policia ndalon dy të mitur në Prizren për posedim dhe shpërndarje të dyshuar të narkotikëve

Valjeta Turkaj

Gjendja në pikat kufitare, deri në 1 orë pritjet për të hyrë në Kosovë

Valjeta Turkaj

Skandaloze: Mërgimtari nga Mitrovica i quan “kriminelë” pjesëmarrësit në protestën e OVL-UÇK-së

Valjeta Turkaj