Telenews

Volkswagen rikthen Touareg – vetura me teknologji të ndryshme

volkswagen-rikthen-touareg-–-vetura-me-teknologji-te-ndryshme

Touareg, SUV-i më i madh i Volkswagenit në Evropë, do të largohet nga tregu vitin e ardhshëm, pas gati 25 vjetësh dhe tre brezash.

Ai ndan platformën me Porsche Cayenne. Por ndërsa Cayenne-i i ri elektrik, që pritet të debutojë këtë dimër, bazohet në platformën PPE të Volkswagenit, të njëjtën që përdoret në Macan Electric, Audi A6 dhe Q6 e-tron, Touareg-u nuk pritet të vijë përpara vitit 2029.

Për këtë arsye, ai do të zhvillohet mbi platformën e re SSP të Volkswagenit.

Sipas gazetës gjermane Automobilwoche, ID. Touareg do të jetë modeli i parë i Volkswagenit që do të përfitojë nga kjo platformë e re.

Ky nder i takonte ID. Roc-ut, versionit elektrik të T-Roc-ut me motor me djegie të brendshme, por lansimi i këtij SUV-i dhe i ID. Golf-it është shtyrë deri në vitin 2030.

Modelët e bazuar në platformën SSP, përfshirë ID. Touareg, do të kenë arkitekturë zonale dhe softuer të zhvilluar nga Rivian, ashtu si edhe SUV-i Scout, që grupi Volkswagen po zhvillon për tregun e Amerikës së Veriut.

Kjo platformë është në bazë elektrike, por mund të pranojë edhe një motor benzine për zgjatje të autonomisë.

Të ngajshme

Facebook-u me telashe në gjithë botë, probleme shfaqen edhe në Kosovë!

KushtrimGuraj

Instagram po heq enkriptimin nga fillimi në fund

Valjeta Turkaj

Ford sërish në qendër të vëmendjes për tërheqje masive automjetesh

Valjeta Turkaj