Telenews

Votohet Projektligji për kompensimin e viktimave të krimit në përputhje me legjislacionin e BE-së

Komisioni për Integrim Evropian e ka votuar Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi tha se 22 amendamentet e projektligjit janë në përputhje me legjislacionin e BE-së, prandaj edhe duhet të miratohet.

“kemi në rend dite shqyrtimin e Projektligjit për kompensimin e viktimave të krimit me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së”.

“Kemi 22 amendamente dhe mund të  konstatojmë se ky projektligj është për miratim”.

Në mbledhje është miratuar edhe raporti i punës për sesionin e pranveror.

Të ngajshme

Kryeziu: Masa e përkohshme e Kushtetueses i ka efektet e pariparueshme (VIDEO)

Donat Hashani

Aksidenti tragjik në Malishevë, dy viktimat janë nga Rahovec

KushtrimGuraj

LVV reagon pas vendimit për masë të përkohshme

Donat Hashani