Telenews

“Votuan pro herën e parë”, Rrahmani: Disa deputetë s’do të marrin pjesë më në votim për Kodin Civil

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Eman Rrahmani, ka deklaruar se disa deputetë që fillimisht e votuan projektligjin për Kodin Civil, nuk do të marrin pjesë më në votim nëse ky ligj sillet përsëri në Kuvend.

Ai ka shtuar se shumica e deputetëve, përfshirë ata nga LVV-ja, AAK-ja dhe grupi multietnik, votuan kundër tij.

“Unë e kuptoj ministren dhe qëndrimin e saj publik që e ka, por tash e një vit kanë qenë edhe në subjektet tjera për të bërë shumicën që të kalojë ky ligj. Por duke parë sjelljen e shumicës së deputetëve dhe sa më afër zgjedhjeve ky ligj ka më pak vota në Kuvend, për shkak se pastaj disa deputetë të cilët e bënë kalkulimin me vota unë besoj se do të kenë frikën që edhe ta votojnë. Mirëpo unë gjatë diskutimeve me kolegë, ka disa deputetët që kanë votuar për, në herën e parë në votim, por që kanë treguar se nëse sillet prapë në Kuvend nuk do të marrin pjesë më në votim. Nuk besoj që duhet t’i përmendim emrat e tyre, pasi ishte diskutim privat”, ka deklaruar ai në “Debat Plus”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vazhdon të këmbëngulë për rëndësinë e këtij dokumenti për të drejtat e njeriut dhe është duke negociuar për të siguruar votat e nevojshme.

Rrahmani ka theksuar se ky është vullneti i shumicës së deputetëve dhe vendimi i ministres së Drejtësisë për të mos e proceduar më tutje është i duhur.

“Unë shumë herë e kam thënë se Kodi Civili nuk kthehet më gjatë këtij mandati në Kuvend, për shkak se deputetët e Kuvendit kanë vendosur që me shumicë votash të mos e kalojnë këtë kod civil dhe është i vetmi dokument që është votu në këtë legjislaturë më këtë shumicë votash kundër. Kështu që ai ka qenë vullneti i deputetëve shumicë, jo vetëm nga deputetë e LVV-së por edhe nga opozita, siç ka qenë deputetët nga AAK-ja, deputetët nga grupi multietnik. Besoj që është vendim i duhur i ministres së Drejtësisë për të mos e proceduar më tutje”, ka deklaruar Rrahmani.

 

source

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj