Telenews

Voziti i dehur dhe u përfshi në aksident, IPK-ja arreston një zyrtar policor

 

 

Një zyrtar policor është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se ka vozitur veturën në gjendje të dehur dhe më pas është përfshirë në një aksident.

Përmes një komunikate për media, IPK-ja njofton se zyrtari policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, është përfshirë në një aksident me automjetin e tij privat dje në fshatin Novosellë të Pejës.

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës dje në orët e mbrëmjes përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me një aksident trafiku më lëndime trupore në mes dy automjeteve civile ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private).

Hetuesit e IPK-së me të pranuar informacionin kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar.

Sipas hetimeve fillestare, aksidenti është raportuar të ketë ndodhur dje në fshatin Novosellë të  Pejës (në afërsi të terminalit doganor)”, thuhet në njoftim.

Si pjesë e procedurës administrative hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga puna, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Të ngajshme

Nesër ora e parë e mësimit në kryeqytet i dedikohet “Dhunës me bazë gjinore”

KushtrimGuraj

Efekti i rrjeteve sociale tek fëmijët, zgjidhje po shihet edukimi medial në shkolla

KushtrimGuraj

​QKMF në Prishtinë me apel për qytetarët lidhur me gripin sezonal

KushtrimGuraj