Telenews

Vrapoi 260 kilometra nga Prishtina në Tiranë, Zyberaj shpërblehet nga Bashkia e Tiranës

Shqiptari nga Kosova, Erzen Zyberaj i cili ndërmori aventurën e tij me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë duke përshkuar 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë, e arriti me sukses synimin e tij.

Ai u prit nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi, i cili e vlerësoi edhe me një medalje.

“Jam shumë i lumtur për respektin nga Bashkia e Tiranës. Normalisht është sfiduese shumë për shkak të kushteve klimatike që ndeshëm, por ia arritëm”, theksoi Zyberaj.

Ai tha gjithashtu se vrapimi nga Prishtina për në Tiranë për ditën e 111-vjetorit të pavarësisë ka një simbolikë të jashtëzakonshme.

Zyberaj u nis paraditen e djeshme nga sheshi “Skënderbej” në Prishtinë për të mbërritur sot në sheshin me po të njëjtin emër në Tiranë ku u zhvillua për herë të parë edhe parada e shqiptarëve të ardhur nga e gjithë bota.

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj