Telenews

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, Bulliqi thërret mbledhje të jashtëzakonshme

 

 

Pas rastit të rëndë të vrasjes së 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ka thirrë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri në Bashkësi me temën “Situata e përgjithshme e sigurisë në komunën e Podujevës”.

“Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi sot nga ora 13:00 me datë 22 janar 2024 ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme(urgjente) të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi me temën; Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës.”

Takimi do të mbahet në sallën e kuvendit komunal.

Lulzim Fejzullahu fillimisht u godit me veturë e më pas u rrah brutalisht. Ai u dërgua në spital, ku vdiq pas disa ditësh. Të dyshuar për rastin janë dy të mitur.

Të ngajshme

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu

Pas takimit Kurti-Mickovski, prangat e para për Ali Ahmetin

Erzana Fazliu

Sot dhe nesër borë në Kosovë

KushtrimGuraj