Telenews

Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Bleon Dibrani në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 23 mars 2025 rreth orës 20:30, në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, i pandehuri me dashje e ka privuar nga jeta viktimën A.Z., duke e qëlluar dhe goditur tri herë në trup.

Komunikata:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit me iniciale B.D., për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I pandehuri akuzohet se me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, me dashje e ka privuar nga jeta viktimën A.Z., duke e gjuajtur dhe goditur viktimën tri (3) herë në trup. Viktima A.Z., si pasojë e plagëve të shumëfishta të shkaktuara nga predhat e hedhura nga arma e zjarrit pëson dëmtime të rënda në mushkëri dhe mëlçi duke i sjellë gjakderdhje masive dhe pamjaftueshmëri të menjëhershme respiratorë, i njëjti ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë, po ashtu nga të shtënat nga arma e zjarrit e të pandehurit në rrugë publike vihet në rrezik edhe jeta e personave tjerë.

Gjatë arrestimit, të pandehurit B.D., i është gjendur dhe sekuestruar arma me të cilën është kryer vepra penale, dhe e cila ka qenë në posedim në kundërshtim me Ligjin Nr.05/L -022 për Armë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin t`a shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe t`a dënojë sipas ligjit.

Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Prokuroria kërkon t’u vazhdohet paraburgimi Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Valjeta Turkaj

Gjendet pa shenja jete gjykatësi Avdullah Mecinaj

Valjeta Turkaj

SHSKUK jep detaje për rastin e fëmijës pesëvjeçar të kafshuar nga ujku në Brod të Shtërpcës

Valjeta Turkaj