Telenews

Vrasja e 40-vjeçarit në Mitrovicë, ja çka dihet deri tani për të dyshuarin

Një incident i rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri u dërgua në QKUK për trajtim, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Sinjali raportoi se viktima është Florim Zeqiri, një 40-vjeçar nga fshati Vinarc, i cili sipas informacioneve të para u qëllua me 6 plumba.

Ai dyshohet se u plagos prapa shpinës së tij dhe në gjendje të rëndë u dërgua në spital, por përkundër intervenimeve, nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë, Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për identifikimin e personit të dyshuar, i cili është arratisur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të ngjarjes.

“Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje .”

Të ngajshme

Shqiptarët mobilizohen për zgjedhjet në Serbi, thirrje për votimin e listës me numrin 17 –

KushtrimGuraj

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj