Telenews

Vrasja e Brilant Martinajt, Stresi merr vendimin e papritur: Kam nevojë për qetësi

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka marrë vendimin për të anuluar të gjitha koncertet e ditëve të fundit. Vendimin reperi e ka njoftuar në një postim në Instagram.

Për shkak të vrasjes së mikut të tij, Brilant Martinaj një ditë më parë në një atentat mafioz, këngëtari ka kërkuar mirëkuptimin e fansave, por edhe lokaleve ku do të performonte.

Në postimin e tij, Stresi thotë ndër të tjera se ka nevojë për qetësi në këtë moment të vështirë për të. “I kërkoj ndjesë publikut. I kërkoj ndjesë të gjitha clubeve ku do performoja, por anuloj çdo aktivitet timin, kam nevojë për qetësi”, shkruan Stresi.

Në videon e publikuar, reperi dëgjohet teksa ka thënë në një nga permormancat e tij: “Një përshendetje speciale shkon për Brilant Martinaj”.

Brilant Martinaj mbeti i vrarë ditën e djeshme te mbikalimi i Fushë-Krujës. Ai ra pre e një atentati sëbashku me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën, të cilët gjithashtu humbën jetën.

Të ngajshme

Surprizë! Fejohet këngëtarja e njohur shqiptare

KushtrimGuraj

Nis nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH

KushtrimGuraj

Motra e Olta Gixharit, Gerta bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania

Erzana Fazliu