Telenews

Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj/ Pas dy muajsh arrati vetëdorëzohet në polici Marjaldo Nela, i shpallur në kërkim për përfshirje në ngjarjen kriminale

Pas rreth dy muajsh në arrati, Marjaldo Nela, i shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në Memaliaj, është vetëdorëzuar në polici.

Nela akuzohet për përfshirje në ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në prill të këtij viti në Memaliaj, ku mbeti i vrarë Endri Goxhaj.

Siç raporton Top Channel , pas vetëdorëzimit, ai është ndaluar dhe është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë për vijimin e procedurave hetimore.

Ngjarja tronditi opinionin publik për shkak të rrethanave të saj, ndërsa pas krimit policia arrestoi disa persona dhe shpalli në kërkim autorët e dyshuar. Marjaldo Nela ishte një prej personave që kërkohej nga autoritetet.

Me vetëdorëzimin e tij, hetuesit pritet të marrin dëshminë e tij për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive penale për secilin prej të përfshirëve.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj