Telenews

Vra;sja e Likajt/ Avokati Rudi: Klienti im nuk pranoi fajin, ka qenë i gatshëm të bashkëpunojë me policinë

Gjashtë nga shtatë të arrestuarit për vrasjen e policit Muhamet Lika, sot janë sjellë përpara trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Seanca u mbajt më herët gjatë ditës, ndërkaq me të përfunduar, avokatët e të dyshuarve janë deklaruar përpara mediave, shkruan IndeksOnline.

Avokati Ngadhnjim Rudi, që mbron të dyshuarin Vatan Çaka, tha se klienti i tij nuk e pranoi fajin.

“Në këtë seancë dëgjimore, ai normalisht që nuk e pranoi fajin, për dyshimet që janë për ta. Ndërkohë, edhe kërkesa e Prokurorisë ka qenë vetëm me një fjali, se e kanë parë nën shoqërinë e dy personave të tjerë, që janë të dyshuar. Konkretisht, s’ka kurrgjë, vetëm me atë fjali është komplet kërkesa e ndërtuar. Normal që nuk e ka pranuar fajin dhe ka qenë në gjendje të bashkëpunojë vazhdimisht me organet e policisë”, u shpreh Rudi.

Kujtojmë se rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, u vra më 1 prill, teksa nga një aksion madhor i policisë, dje u arrestuan shtatë të dyshuar mbi rastin.

Të ngajshme

Peci: Kosovës i duhet një qeveri me koalicion me shumicë shqiptare

KushtrimGuraj

Dalin pamje të reja nga ballafaqimi i Njësisë Speciale të Kosovës me terroristët në Banjskë

KushtrimGuraj

Tentativa e pestë për konstituimin e Kuvendit, a do t’i sigurojë VV’ja votat për Haxhiun?

KushtrimGuraj