Telenews

Vrasja e Liridonës, Naim Murselit dhe dy të tjerëve iu vazhdohet paraburgimi

 

 

Tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”.

Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Të ngajshme

Aktakuzë ndaj një personi për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Valjeta Turkaj

Dëmtohen 11 autobusë të kompanisë “Juniku Reisen” në Junik, dëmi arrin vlerën rreth 50 mijë euro

Valjeta Turkaj

Autobusët për Podujevë nuk lejohet të kthehen nga Xhamia e Llapit, ndërhyn Komuna e Prishtinës me Policinë

Valjeta Turkaj