Vrasja tragjike e Lirodona Ademit në Kosovë nëntorin e shkuar ka prodhuar një proces gjyqësor në Shqipëri.
Deklaratat e analistit, Arian Currit në studion e emisionit Top Storyt në Top Channel janë bërë objekt i një padie të ish-Presidentit të Kosovës, Behxhet Pacolli ndaj analistit
Analisti ka marrë një fletëthirrje nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës se duhet të paraqitet në seancën gjyqësore të datës 10 tetor.
Pacolli e akuzon Currin për veprat penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”.
I pyetur nga Top Channel në lidhje me thirrjen në gjyq, Curri tha se në deklaratat e tij nuk ka pasur kurrë fyerje apo shpifje.
Analisti ka ironizuar situatën, duke thënë se “në vend që të interesohet për zbardhjen e motiveve të vrasjes së nënës së fëmijëve që ky u ka prerë flokët si kumbar, investohet në gjyqe kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë në media”.

