Telenews

Vrasja e Marigona Osmanit, Arbër Sejdiu dënohet me 15 vite burgim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, Arbër Sejdiu, të cilit i ka shqiptuar dënimin me 15 vite burgim.

Sejdiut do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, që nga gushti i vitit 2021.

Ndërsa i akuzuari kryesor, Dardan Krivaqa, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Kurse, Gjykata i ka liruar të dy në akuzën për veprën e dhunimit.

Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.

Të ngajshme

Shqipëria ndër vendet me karburantin më të shtrenjtë në Evropë

Rrezarta Ramaj

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Rrezarta Ramaj

Sindikata e Policisë: Pezullimi i gradimeve ka krijuar pasiguri, procesi të rifillojë sa më shpejt

Rrezarta Ramaj