Telenews

Vrasja e policit në Kaçanik, prokuroria hedh poshtë mundësinë që dorasit të kishin qëllim grabitjen

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka mbajtur sot konferencë për media për rastin e vrasjes së policit në Kaçanik, Muhamed Lika. Prokuroria ka hedhur poshtë mundësinë që dorasit të kishin qëllim grabitjen.

Prokurori ka thënë se të gjitha provat tregojnë se vrasja ka qenë e planifikuar.

“Me siguri të madhe mund të themi se ky rast nuk ka të bëjë me grabitje. Viktima ishte duke shkuar në shtëpinë e tij në momentin e sulmit.

Nga provat e mbledhura deri tani, nuk ka asnjë indikacion që të dyshuarit kanë pasur qëllim grabitjen. Qëllimi i tyre ka qenë ekzekutimi. Viktima ka marrë vetëm një goditje me armë zjarri. Në momentin e sulmit, ai nuk kishte të veshur jelek antiplumb, pasi ngjarja ka ndodhur në një orar të pasdites, jashtë detyrës së tij zyrtare.

Nga provat e mbledhura deri tani, nuk kemi asnjë indikacion që personat që kanë kryer veprën penale kanë pasur për qëllim grabitjen.

Nuk mund të themi me saktësi nëse vrasja ka qenë e planifikuar apo e paramenduar, por nga të dhënat e deritanishme, duket se janë dy persona të përfshirë. Megjithatë, ekziston mundësia që vrasja të ketë qenë e planifikuar” ka thënë kryeprokurori Çerkini.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj