Telenews

Vrasja e rëndë në Prishtinë ndodhi në këtë pjesë të Prishtinës

Vrasja e gruas raportohet se ka ndodhur në Bërnicë të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Dalip Alshiqi”.

Sipas policisë, ngjarja tragjike ka ndodhur sonte rreth orës 20:20, teksa viktima është gjetur në një veturë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin policia e prokuroria kanë nisur hetimet.

“Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim  dhe  ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, theksoi policia.

Policia dha edhe informata të tjera që lidhen me këtë rast.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip  Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë  një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri”, tha policia.

Të ngajshme

Komandanti i KFOR-it pret homologun nga NATO, në fokus situata e sigurisë në Kosovë

KushtrimGuraj

Aksident në aksin Ferizaj-Gaçkë, motoçikleta përfundon e përmbysur në mes të rrugës

KushtrimGuraj

Netanyahu takohet me Trump

Blearta