Telenews

Vrasja e Sokol Osmanit në Gjilan, këta janë dy të dyshuarit që u arrestuan sot

Valmir Salihu dhe Florian Mitev janë dorëzuar në stacionin policor në Gjilan pas kërkimeve të shumta të Policisë së Kosovës.

Ata dyshohen se të enjten ia morën jetën 37-vjeçarit Sokol Osmani, pasi e qëlluan atë me armë zjarri.

Viktima nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrit dhe vdiq në vend, para një objekti në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”, në lagjen “Qenar Qeshme” të qytetit të Gjilanit.

Motivi i vrasjes nuk dihet ende, derisa hetimet për rastin janë në zhvillim.

Dy të dyshuarit, Valmir Salihu dhe Florian Mitev u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati tash e më shumës e 20 orë.

Autoritetet policore kishin deklaruar se kishin bërë kërkime të shumta por nuk kishin gjetur të dyshuarit. Megjithatë, sot Policia e Kosovës ka njoftuar se të dy janë dorëzuar në stacionin policor.

“Njësia e Hetimeve të Përgjithshme nga Drejtorinë Rajonale e Policisë në Gjilan, në vazhdën e veprimeve hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit të vrasjes dhe të dokumentimit me prova ligjore ka grumbulluar dhe analizuar dhjetëra materialeve filmike të kamerave të sigurisë, intervista, zbatimit të masave të veçanta hetimore, kontrolle të vazhdueshme të disa lokacioneve për të cilat paraprakisht siguroheshin informata se janë duke u shfrytëzuar për strehim (fshehje) nga ana e të dyshuarave. Veprime këto të vazhdueshme hetimore intensive besohet se i kanë sjellë të dyshuarit në presion dhe situatë të papërballueshme me ç ‘rast të njëjtit sot më datën 12.11.2024 vullnetarisht kanë pranuar të dorëzohen në këtë njësi V.S. (viti i lindjes 1998, shtetas i Kosovës) dhe F.M. (viti i lindjes 1998, shtetas i Kosovës)”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Valmir Salihu dhe Florian Mitev, të dy 26 vjeç, janë persona me precedent kriminal.

Salihu ka vuajtur në të kaluarën një dënim me burgim për “lëndim të lehtë trupor”.

Në vitin 2018, ai ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Gjilan me një vit burgim për rrahjen, bashkë me dy të tjerë, të një personi në Gjilan.

Ndërkaq, Florian Mitev është një i dënuar për vjedhje.

Të ngajshme

Rriten kërkesat e kosovarëve për azil pas liberalizimit të vizave

KushtrimGuraj

Këta janë dy të rinjtë që u vranë dje në qendër të Klinës

KushtrimGuraj

Për katër vite zero njohje, kritikohet qeveria se nuk pati strategji

KushtrimGuraj