Telenews

Vrasja në Aktash, seanca ndaj pesë të dyshuarve mbahet sot në këtë vend

Këtë të martë nga ora 14:00 në hapësirat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës do të mbahet seanca ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash të Prishtinës ditë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se seanca do të mbahet në vendin ku pesë të dyshuarit po trajtohen aktualisht.

“Seanca ndaj pesë të dyshuarve do të mbahet në QKUK dhe do të nisë nga ora 14:00. Seanca dëgjimore do të mbahet ndaj S.S., K.G., R.Ll., F.A., dhe V.A.”, tha Gashi.

Të dielën e 1 gushtit të këtij viti në Aktash u shkrepën rreth 100 plumba, ku mbeti i vrarë një person. Të përfshirë në këtë përleshje me armë ishin grupet “Sekiraqët” dhe “Capat”.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Zjarr në një banesë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë

Erzana Fazliu

Albin Kurti mysafir i Presidentit francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée

KushtrimGuraj