Telenews

Vrasja në Bibaj: Viktima është gjyshi i dhëndrit (VIDEO)

Personi i cili u vra sonte në Bibaj të Ferizajt është i moshës 89-vjeçare, dhe dyshohet se është familjar i oragnizatorit të dasmës.

Këto detaje i bëri të ditura gazetarja e Klan Kosovës Gresa Nitaj, në një lidhje direkte në “Edicionin Special”.

Ajo tha se viktima u qëllua në parkingun e sallës së dasmës, dhe menjëherë pasi ndodhi rasti në vendin e ngjarjes kanë dalë policia bashkë me forenzikën dhe prokurori.

Gazetarja tutje informoi se polici i cili po dyshohet për vrasjen quhet Festim Ramadani, dhe se viktimën e ka qëlluar me armë zyrtare, ndërsa ishte jashtë detyrës.

 

Të ngajshme

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027 –

KushtrimGuraj

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit –

KushtrimGuraj

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj