Tush Frroku, i dyshuar për vrasjen e Anton Prelës dje në Klinë, ndodhet ende në arrati.
Por për kapjen e tij, janë aktivizuar edhe dronë.
Kështu tha për Express zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“I dyshuari ishte i akuzuar edhe për raste të tjera më parë. Ndërsa janë aktivizuar edhe dronë për të gjetur lokacionin e të dyshuarit”, deklaroi Nikçi.
Ai tha se fillimisht i dyshuari e ka ftuar viktimën jashtë lokalit e më viktima është future brenda.
“I dyshuari ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar me armë zjarr shtatë herë”, tregoi Nikçi.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, viktima dhe i dyshuari janë familjarë mes vete.
“Viktima ishte i martuar me motren e të akuzuarit. Ndërsa edhe ky i fundit, ishte i martuar me motrën e viktimës”, shtoi ai.
Për kapjen e tij, Policia e Kosovës dje ka publikuar fotografinë dhe të dhëna, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.” /GazetaExpress/